Demi Lovato në qilimin e kuq me politikanen e parë transgjinore

Showbiz November 20, 2017 - 15:48

Ylli pop i muzikës botërore, Demi Lovato, u shfaq në mënyrë të mrekullueshme në ceremoninë “American Music Awards”, të dielën më 19 nëntor. Këngëtarja 25-vjeçare shkatërroi skenën me përformancën e saj të jashtëzakonshme me këngën"Sorry Sorry",  transmeton Zeri.info.

 Por, para se ajo të mbyllte shfaqjen, Lovato bëri disa foto në qilimin e kuq me Danica Roem e cila ka hyrë në histori këtë muaj në Virxhinia, duke u bërë ligjvënësja e parë transgjinore.

Image

Roem ndau vlerësimet e saj në Twitter, ku tha se do të jetë gjithmonë kundër ngacmimeve, si dhe vlerësoj përformancën e lartë të Demi Lovatos./ZERI