Bebe Rexha dhe Bleona shkëlqejnë me dukjen në American Music Awards

Showbiz November 20, 2017 - 11:14

Këngëtaret e famshme shqiptare, Bebe Rexha dhe Bleona Qereti, kanë qenë të pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve American Music Awards.

Prezenca e tyre nuk ka kaluar pa u vërejtur, e gjitha falë dukjeve të tyre mbresëlënëse.

Bebe kishte veshur një fustan të ngushtë që vinte në pah figurën e saj trupore.

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Dibra e ka publikuar edhe një fotografi në Instagram për t’u treguar fansave të saj se si është dukur në këtë eveniment.

LEXO EDHE: Nga Australia e nxehtë, Rita fotografohet nudo

Bleona, nga ana tjetër, ishte kujdesur që t’i ekspozonte këmbët e saja të gjata, ndërkohë që edhe pjesa e dekoltesë ishte mjaft e hapur.

Njëherësh, edhe ajo i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, nga momenti i përgatitjes deri te dukja finale në AMA.

Më poshtë janë edhe disa fotografi të tjera të dy këngëtareve shqiptare nga pjesëmarrja e tyre në evenimentin e madh muzikor. /Telegrafi/

Image

Image

Image

 

 

 

American Music Awards @amas

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

 

 

About tonight - #costumelook by @laureldewitt make up by @makeupbysuela hair by @peter.savic #amas2017

A post shared by Bleona (@bleona) on