Simuloi seksin oral me banane, arrestohet këngëtarja e njohur - (Foto-Video)

Showbiz November 19, 2017 - 16:28

Jemi mësuar që në videospote të këngëtarëve botërorë, por edhe në skenën tonë muzikore, t’i shohim këngëtaret në video tejet provokuese, përfshirë edhe zhveshje dhe akte seksuale para kamerës, por e njëjta gjë nuk vlen edhe më disa vende, sidomos ato në lindje të mesme, ku interpretime të tilla konsiderohen vulgare dhe të jashtëligjshme, transmeton Zeri.info.

Image

Kështu, policia e Egjiptit ka arrestuar këngëtaren e njohur Shaima, pasi ajo ka publikuar një videospot ku në veshje të brendshme shihet duke ngrënë një banane, por ky akt shihet si simulim i seksit oral.

Autoritetet e këtij vendi kanë bërë të ditur se pasi videospoti i këngës "I Have Issues" është publikuar në internet, kanë marrë ankesa të shumta të qytetarëve, ndërsa Shaima dyshohet për ‘nxitje të akteve të pahijshme’.

Image

Në këtë video, këngëtarja e bukur shihet duke lëpirë bananen dhe aktron seksin oral derisa jep mësim para studentëve në një klasë.

Image

“U kërkoj falje të gjithëve që e kanë shikuar videospotin tim dhe janë zemëruar me të, pasi e kanë kuptuar gabimisht mesazhin e tij. Nuk kam menduar se do të ndodh kjo dhe do të sulmohesha kaq fuqishëm. Unë jam vetëm një këngëtare e cila nga rinia ka ëndërruar të bëhet këngëtare”, është deklaruar ajo përmes Facebook-ut./ZERI