E martuar me plak, zemërohet nga kritikat - (Foto)

Showbiz November 19, 2017 - 14:12

Manekinia e famshme Ksenia Deli, ashpër u është kundërvënë të gjithë atyre që e kanë kritikuar martesën e saj me një mashkull i cili është 36 vjet më i vjetër se ajo, transmeton Zeri.info.

Image

Kjo bukuroshe vazhdimisht po regjistron suksese si manekine, por prapë më shumë njihet për martesën e saj me miliarderin egjiptas Osami Fati Rabah Al-Sharif, që kishte ndodhur në vitin 2016.

Image

Martesa ishte organizuar në Greqi, në ishullin e famshëm Santorini. Të gjithë ishin shokuar me dallimin e madh në moshë mes tyre, pasi bukuroshja është vetëm 26-vjeçe, ndërsa ai 62-vjeç.

Image

Të gjithë kishin pyetur se pse kjo bukuroshe kishte zgjedhur një të moshuar të tillë për martesë dhe të shumtë ishin ata që insistonin se kjo martesë nuk do të zgjasë. Dhe manekinia u është kundërpërgjigjur me një status në Instagram, duke i sulmuar kritikët.

Image

“Kush jeni ju të më gjykoni për jetën që bëj? Nuk jam e përkryer dhe nuk duhet të jem. Para se të drejtoni gishtin, shikoni nëse ju i keni duart e pastra”, thuhej në postimin e saj.

Image

Osami dhe Ksenia ende janë në martesë të lumtur së bashku, ndërsa ajo është e përkushtuar në karrierën e saj dhe vazhdimisht shihet duke realizuar sete fotosh, ku rrezaton me trupin e saj jashtëzakonisht seksi, të cilin nuk përton ta zhvesh në rroba tejet provokuese./ZERI

Image