Hekuran Krasniqi dhe Venom Seferi publikojnë këngën “Pranoje”

Showbiz November 18, 2017 - 20:14

Këngëtari Hekuran Krasniqi ka publikuar këngën e tij më të re

Edhe kësaj radhe këngëtari i njohur kosovar ka ardhur në duet, ai pas disa bashkëpunimeve të suksesshme me grupin Fisnikët, tani ka ardhur në bashkëpunim me një këngëtar të ri, ai quhet Venom Seferi, shkruan Gazeta Blic

Kënga është ritmike dhe është punuar në studion By Heki të cilin e menaxhon vet Krasniqi, ndërkohë teksti është shkruar nga dy këngëtarët dhe Gzim Hyseni

Po ashtu në këtë klip marrin pjesë me kitare edhe të njohurit Astrit Stafa dhe Agron Peni.

Videoklipi i kësaj këngë është realizuar në mënyrë mjeshtërore nga Bug Production.