Showbiz

Pas reagimeve serbe për këngën 'Medvegja', Gold Ag shfaqet me veshje kombëtare (FOTO)

Pas reagimeve serbe për këngën 'Medvegja', Gold Ag shfaqet me veshje kombëtare (FOTO)
17 nëntor 2017 • 18 : 11

"Medvegja" është kënga më e re e reperit Gold Ag, të cilën e publikoi një javë më parë.

Kësaj kënge, Gold Ag ia ka shoqëruar edhe videoklipin të cilin e realizoi pikërisht në vendin për të cilin bëhet fjalë në këngë, shkruan lajmi.net.

E ky projekt i reperit ka ngjallur reagime tek serbët, të cilët e kanë cilësuar videoklipin si provokim, kurse këngën me tendenca që Medvegja të paraqitet pjesë e Shqipërisë Etnike.

Ndaj serbët kanë kërkuar hetim për reperin, kryetari i bashkisë së Medvegjës, Nebojsha Arsic kërkoi të merren masa konkrete.

Gold Ag duket se nuk ua vë fare veshin këtyre reagimeve dhe në rrjete sociale publikoi fotografi me veshje kombëtare, kurse mbishkrimi thoshte “SHQIPTAR I VJETËR N’KOHËN E RE  [ë] ”. 

Image

© zëri.info