Rita Ora shokon jurinë e ‘The Voice of Germany’, u del si konkurrente (VIDEO)

Showbiz November 17, 2017 - 17:57

Ata e kanë shpinën e kthyer dhe nuk e dinë se kush është konkurrenti/ja që do këndojë.

Por, anëtarët e jurisë në ‘The Voice of Germany’ janë mahnitur kur kanë dëgjuar një vajzë teksa këndonte këngën ‘Your Song’ të Rita Orës, shkruan lajmi.net

Në fakt, ka qenë vet këngëtarja që doli si konkurrente dhe zëri i saj u pëlqye shumë nga gjithë anëtarët që shtypën butonat, edhe pse nuk kishin ide që prapa nuk qëndronte një konkurrente por ishte vet Rita.

E padyshim shumë rrëqethës ishte reagimi i tyre kur e panë se para syve ishte këngëtarja shqiptare, e cila shkëlqente plotë bukuri e veshur me të kuqe.