Showbiz

‘Despasito’ dominon me rekord çmime në “Latine Grammy Awards”

‘Despasito’ dominon me rekord çmime në “Latine Grammy Awards”
17 nëntor 2017 • 16 : 06

Luis Fonsi është ai i cili mban çmimet kryesore për këngën e vitit, rekordin e vitit dhe formën më të mirë muzikore me këngën "Despacito", si dhe performancën më të mirë urbane me "Despacito (Remix)", raporton Reuters.

Nata e Las Vegasit i ka takuar këngës së famshme “Despasito” e cila fitoi 4 nominimet në “Latine Grammy Awards”,  të Enjten mbrëma, duke fituar katër nominimet dhe duke përfshirë rekordin dhe këngën e vitit.

Kompozitori i famshëm Fonsi, i dedikon çmimet  vendit të tij Puerto Rikos.

"Unë jam këtu për shkak të Puerto Rikos dhe kjo këngë është një himn në Porto Riko", tha Fonsi. "Gjithçka që bëj, dhe çdo gjë që unë do të bëj, tani më shumë se kurrë, është të vazhdoj festimin e ishullit tim, kulturën time, atdheun tim dhe muzikën time dhe për të siguruar që publiku e di se Porto Riko ka nevojë për ndihmë"u shpreh ai.

Ai falënderoi bashkëshorten, prindërit dhe bashkëpunëtorët e tij për mbështetjen e dhënë./ZERI 

Image

© zëri.info