Edhe Sylvestre Stallone akuzohet për abuzim seksual ndaj një të miture

Showbiz November 17, 2017 - 11:51

Një vajzë 16 vjeçe ka akuzuar yllin e Hollivudit Sylvestre Stallone dhe truprojën e tij, duke pohuar se e kishin detyruar të kryej marrëdhënie seksuale me të, thuhet në një raport të policisë, transmeton Zeri.info.

Sipas këtij raporti, thuhet se adoleshentja pretendon se ylli i filmit “Rocky”, në vitin 1986, që do të thotë se ai në atë kohë ishte 40-vjeçar, e detyroi adoleshenten për marrëdhënie seksuale me të dhe truprojën e tij.

Image

Por, Sylvester Sallone ka mohuar ashpër akuzat se ai sulmoi seksualisht një vajzë 16 vjeçare në dhomën e hotelit në Las Vegës në vitin 1986. Vajza pretendoi se ishte takuar në hotelin ‘Hilton’ ku kishte marrë autograf dhe pastaj truproja i Rokit i kishte dhëne çelësat e hotelit, shkruhet ne raportin e policisë.

Zëdhënësja e Stallone, Michelle Bega i përshkroi pohimet si "një histori qesharake, kategorikisht të rreme".

Image

 

Image
Image