“Medvegja” e Gold AG, çmend serbët

Showbiz November 16, 2017 - 17:12

Kënga më e re e këngëtarit Arian Agushi, i njobur me emrin artistik Gold AG, “Medvegja”, duket se ka zemëruar serbët. Në reagimin e tyre, ata shprehin mllefin që këngëtari në fjalë Medvegjën e ka quajtur pjesë të Shqipërisë së Madhe, transmeton Zeri.info.

Image

Zyrtarët serb të kësaj komune, thonë se bëhet fjalë për provokim të qëllimshëm. Ajo që i djeg edhe më shumë serbët, është se videospoti i kësaj kënge është realizuar pjesërisht në qendër të Medvegjës dhe një pjesë tjetër në Prishtinë, ndërsa ata janë të zemëruar që këngëtari 31-vjeçar, i cili përndryshe vjen nga Presheva, këndon rreth asaj se si Medvegja gjithmonë ka qenë dhe sërish do të jetë pjesë e Shqipërisë së Madhe.

Ai në këtë videospot qëndron para hyrjes në ndërtesën e kuvendit të Medvegjës dhe në fund zgjohet nga gjumi, i dëshpëruar që kjo komunë ende nuk është pjesë e Shqipërisë së Madhe.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç, vlerëson se bëhet fjalë për provokim të qëllimshëm dhe ka organet kompetente ka marrë informata se është duke u hetuar ky rast. Ajo që është kontestuese, është fakti se si është e mundur që videospoti të xhirohet në qendër të qytetit dhe mos të ketë reagime të organeve të rendit./ZERI