Ashley: Pasi bënin seks me mua, më nuk më lajmëroheshin

Showbiz November 16, 2017 - 16:13

Ashley Graham çdo ditë inspiron gratë në mbarë botën. Sot është manekinia më e famshme ‘plus size’ dhe është në martesë të lumtur me Justin Ervin, por para tij, ajo ka përjetuar dështime të shumta në dashuri, transmeton Zeri.info.

Image

“Lidhjen e parë e kam pasur qysh në moshën 16-vjeçe. Ishim bashkë për tre muaj dhe pastaj më ka thënë: ‘Duhet të ndahemi sepse nuk dua të bëj seks me ty. Frikohem se do të bëhesh trashaluqe sikurse mamaja ime’”, ka zbuluar ajo në memoaret e saj.

Image

Për këtë arsye, ajo e ka humbur virgjërinë me një mashkull të cilin mezi e njihte. “Më jepte komplimente si: ‘vërtetë dukesh bukur sot’ apo ‘më pëlqen kur i rregullon flokët këshu’. Pasi kemi bërë seks, më ka injoruar”, ka rrëfyer Ashley.

Image

Pas kësaj ishte zhvendosur nga Nebraska në Nju Jork për shkak të karrierës. Mirëpo, në fushën e dashurisë, prapë nuk i kishte ecur aspak mirë. “Dilnim në takime, bënim seks dhe pas kësaj nuk më lajmëroheshin më”, ka rrëfyer manekinia.

Image

Burrin e saj të tanishëm e ka takuar në kishë dhe dashuria ishte e menjëhershme. Kishin vendosur që mos të bënin seks derisa të martoheshin. Por problemi ishte si ta njoftonte me familjen e saj, pasi ai ishte me ngjyrë dhe familja e saj kishte paragjykime ndaj afro-amerikanëve, pasi i konsideronin si dhunues dhe kriminelë.

Por në fund e kishin pranuar, pasi ishin bindur se ai ishte një djal i sjellshëm./ZERI