Rovena Stefa në lidhje dashurie me Shpat Kasapin? - Flet këngëtarja (FOTO)

Showbiz November 15, 2017 - 17:27

Një fotografi që Rovena e hodhi në Instagram ka ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme mes saj dhe këngëtarit Shpat Kasapi.
Në fotografinë e publikuar shihet Rovena, Shpati dhe nëna e këngëtarit duke darkuar së bashku, shkruan lajmi.net

Lajmi.net ka kontakuar këngëtaren Strefa e cila e ka mohuar kategorikisht se ka ndonjë lidhje me Shpatin dhe tregoi gjithashtu se meç rast është realizuar fotografia mes tyre.

”Jo aspak e vërtetë, se unë e Shpati jemi miq të mirë e shokë në profesion, këndojmë në dhjetëra koncerte apo dasma bashkë dhe kemi dhe njohje familjare, ajo foto u bë gjatë nje koncerti javën që shkoi, të shtunen në Piacenza Itali, e kaq, nuk e di pse gjithmonë aludohet pa u siguruar, është një kaos i madh informacionesh e askush nuk po mban pergjegjësi. Shume shpejt do vijë fundi i gjithë këtij “qejfi” nga disa minj portalesh që për momentin po kënaqen të përbaltin emrat publikë”, ka thënë Rovena ekskluzivisht për lajmi.net

Kujtojmë se ajo njihet për hitet e pavdekshme ndërsa akoma vazhdon të qëndoj e fortë dhe energjike para një publiku madhështor të cilët e duan atë si këngëtare dhe ia pëlqejnë këngët e interpretimet.

Në anën tjetër edhe Shpat Kasapi është duke punuar pareshtur dhe po qëndron i suksesshëm në skenë, e projekti i tij i fundit është kënga ‘Aroma e saj’.

Image