Edhe John Travolta akuzohet për ngacmim seksual

Showbiz November 15, 2017 - 16:44

Një raport i policisë mbi dyshimet ndaj aktorit të Hollivudit, John Travolta, është shfaqur pasi ai ishte akuzuar për ngacmim seksual ndaj një masazhuesi mashkull.

Aktori i famshëm është ylli i fundit i akuzuar për ngacmim seksual në vazhdën e skandalit të producentit të famshëm Harvey Weinstein. Ylli i filmit ‘Pulp Fiction’, 63 vjeç, u akuzua se kishte kërcënuar një masazhues mashkull.

Ky incidenti në ‘La Quinta Resort & Club’ në Palm Springs, ndodhi më 15 shkurt 2000, ku masazhuesi akuzoi Travoltën për një sërë ngacmimesh seksuale, por policia përfundimisht gjeti se "detajet nuk i plotësojnë elementët e ngacmimit seksual”.

Masazhisti, i cili nuk është identifikuar në raport, "pranoi ta prekte pasi Travolta i tha atij se ishte tërheqës dhe se ishte i ngacmuar dhe pasi aktori hoqi peshqirin e tij ndërsa ishte lakuriq në dhomën me avull ", sipas raportit të publikuar nga RadosOnline. “Travollta u zhvendos në dhomën e avullit dhe i kërkoi atij ta shoqëronte, sepse nuk duhet të rrinte  vetëm", ëthuhej në raportin e policisë. “Më pas Travolta kishte futur duart nën peshqirin e tij dhe kishte filluar ta fërkonte kofshën e tij, para se të fërkohej në mollaqet e tij të zhveshura, si dhe në mes kofshëve", raportoi Daily Beast.

Image

Masazheri tha se ndihej "i parehatshëm" dhe u përpoq të largohej, por Travolta thuhet se i ofroi atij ta pastronte nën dush. Ai gjithashtu pretendon se Travolta e kishte pyetur nëse ai kishte "përjetuar ndonjëherë që ndonjë mashkull ta kishte lëpirë në vithe". Po ky rast është mbyllur si i pa bazuar.