Hajrushi tregon për gjendjen e Shkurtes dhe Gresës pas aksidentit

Showbiz November 15, 2017 - 15:58

Vetëm pak minuta më parë këngëtarja e njohur Shkurte Fejza dhe vajza e saj Gresa Behluli janë aksidentuar.

Por për fat të mirë ky aksident ka kaluar pa lëndime në njerëz, vetëm me disa dëme materiale.

Express ka kontaktuar edhe me Hajrushin, bashkëshortin e këngëtares Shkurte Fejza i cili tha se gjendja e tyre është e mirë dhe se nuk janë lënduar aspak.

“Gresës dikush i ka mëshua me veturë pak mbrapa, edhe Shkurta ka qenë me të. Gjendja e tyre është e mirë, nuk janë lëndua aspak. Aksidenti ka qenë i vogël edhe vetëm me dëme materiale. Ne momentalisht jemi duke shkuar ne Shkup”, tha ai./