Taylor Swift "REPUTATION", shet një milion kopje për vetëm 4 ditë

Showbiz November 15, 2017 - 13:49

Albumi më i fundit i këngëtares me famë botërore, Taylor Swift, "Reputation", arriti që të shesë mbi një milion kopje që kur u publikua katër ditë më parë.

Sipas “Nielsen Music”,albumi "Reputacioni" është albumi i katërt i njëpasnjëshëm i Swift i cili është shitur më shumë se një milion kopje në javën e saj të parë. Debutime të tjera të mëdha  nga Swift janë përfshirë në vitin 2012 me albumin”RED” dhe në vitin 2010 "Speak Now".

Ylli i muzikës “pop” është e vetmia artiste që ka katër albume të ndryshme dhe ka arritur të shes më shumë se një milion kopje në një javë që kur muzika e “Nielsen” filloi të gjurmojë shitjet e albumeve në 1991.

Ndërsa numrat e Swift janë mbresëlënës, por, ata janë të pakënaqur nga debutimi më i madh në historinë e muzikës: "25"pasi që Adele shiti 2.3 milionë kopje në tre ditët e para, para përfundimit të javës së saj të parë me 3.3 milion kopje të shitura në 2015./ZERI