Ky është mashkulli më seksi në botë

Showbiz November 15, 2017 - 12:16

Për çdo vit, revista e njohur “People”, e përpilon listën e meshkujve më seksi të vitit dhe këtë herë vërtetë ka një befasi në këtë listë. Dhe për këtë vit, si mashkulli më seksi në botë, është shpallur këngëtari i muzikës kantri, Blake Shelton, transmeton Zeri.info.

Image

Ylli i hitit 'Came Here To Forget', i cili momentalisht në romancë me këngëtaren e famshme Gwen Stefani, është nderuar nga revista në fjalë, ndërsa ai ka falënderuar të dashurën e tij që e ka ndihmuar të fitoj këtë titull.

I pyetur se çfarë i ka shkuar në mendje kur ka mësuar se e ka fituar këtë titull, ai është përgjigjur: “Duket se meshkujt janë në mungesë. Si mund të fitoj dikush si unë simetrik”. Por menjëherë kishte ndërhyrë Gwen: “Më dëgjo mua, do të pendohesh tërë jetën nëse nuk e merr këtë dhuratë dhe nuk e shijon momentin”. Dhe  Blake mezi pret që t’ia tregoj këtë çmim mikut të tij Adam Levine, i cili këtë çmim e kishte fituar në vitin 2013.

“Mezi pres t’ia tregoj këtë Adamit, pasi edhe ai është mburrur me këtë çmim”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se nuk e kishte paramenduar asnjëherë këtë çmim, sidomos kur ka qenë më i ri, pasi dikur ka qenë me peshë të tepërt, pasi nuk mund ta kontrollonte veten me ushqim, por falë punës së mundimesh, ka arritur të humbë kilogramët e tepërt dhe të bëj një trup të ndërtuar.