Refuzoi milionat për t’u bërë nuse në Arabi

Showbiz November 15, 2017 - 08:26

Aktorja dhe modelja e bukur britanike, Gemma Atkinson, ka rrëfyer se si një sheik i pasur arab i kishte bërë një propozim të turpshëm, që të bëhet dashnorja e tij me para.

Bukuroshja 30 vjeçe ishte kontaktuar nga përfaqësuesit e këtij milioneri, për të cilin thuhej se ishte një princ, pasi ai i kishte parë fotot e saj seksi.

Emma e bukur, e cila dikur ka qenë e dashura e futbollistit, Christiano Ronaldo, thotë se ka qenë e lajkatuar nga kjo ofertë, pasi do fitonte miliona dollarë, por e kishte refuzuar aty për aty.

“Më është kërkuar që të shkoj dhe të jetoj me të në Dubai. Ai dëshironte të më paguante për të shkuar. Dëshironte të bëhesha nusja e tij. Ai ishte një sheik, prandaj me siguri ka jetuar në ndonjë pallat të madh”, ka rrëfyer Gemma, transmeton "Zeri.info".

“Unë vetëm i kam thënë: ‘O Zot, jo’ dhe kam ecur për t’ia lënë agjentit tim që ta refuzonte me finesë”, ka shtuar biondja.

Oferta për këtë dashuri me para kishte ardhur pasi ajo kishte realizuar një set të nxehtë me foto gati tërësisht lakuriqe, që e kishte bërë për një revistë 13 vjet më parë.

“Kjo ofertë ka ardhur menjëherë pasi kishte bërë disa foto të nxehta për një revistë për meshkuj. Ishte para 13 vjetëve. Por paratë e shumta nuk më kanë bërë aspak përshtypje”, ka përfunduar Gemma. /ZËRI/

 

Image