Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa në një lidhje dashurie?

Showbiz November 14, 2017 - 13:19

Këngëtari nga Tetova, Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa duket se kanë filluar përsëri një lidhje dashurie, transmeton Zeri.info. Vite më parë pasi që bashkëpunuan në shumë projekte, dyshja u përfol se ishin në një lidhje dashurie edhe pse ata asnjëherë nuk e pranuan e as nuk e mohuan lidhjen e tyre.

Rovena në një postim të saj në Instagram, na tregon më shumë për mundësin e lidhjes së tyre! Në këtë foto dyshja vërehen duke darkuar dhe shumë të lumtur, ndërsa në mesin e tyre qëndron e buzëqeshur edhe nëna e Shpat Kasapit.

Vetë Shpat Kasapi ditë më parë në një emision televiziv e ka konfirmuar se është në lidhje por nuk ka treguar se për kënd bëhet fjalë, ndërsa ka shtuar se edhe mamaja e tij është pajtuar për këtë lidhje./ZERI