Këngëtarët kosovar 'bojkotojnë' Festivalin e RTSH-së, ja pse

Showbiz November 14, 2017 - 12:44

Vitin e kaluar këngëtarja nga Kosova, kishte arritur që të shpallet fituese e Festivalit të Këngës në RTSH.

Lindita Halimi, kishte udhëtuar nga Amerika për të marrë pjesë në edicionin e 55-të dhe kjo ishte hera e dytë që një artiste nga Kosova fitoi trofeun e Festivalit të RTSH-së, i cili 5 vite më parë ishte fituar nga Rona Nishliu.

Në krahasim me vitin e kaluar, ku kishte një numër të madh të artistëve kosovarë në këtë garë, këtë vit duket se ky festival është ‘bojkotuar” nga ta, shkruan Magazina.al

Gjatë ditës së djeshme organizatorët kanë publikuar edhe lista zyrtare të këngëtarëve të cilët do të marrinë pjesë këtë vit në edicionin e 56-të, e ku vërehet një mungesë e këngëtarëve nga Kosova.

Në listën prej 22 artistëve, vetëm rock grupi “NA” është nga Kosova, përciellë Magazina.

Befasia është se as Flaka Krelani, e cila tash e disa vite prezentohet rresht në këtë festival, nuk dotë jetë këtë vit, ajo vitin e kaluar ishte shprehur e deshpruar me rezultatin, ndërsa ka thënë se nuk pret një rikthim të shpejt në këtë festival, duke hedhur dyshime edhe në menyren e përzgjedhjes së fituesit.

Edicioni i 56-të, do të mbahet më 21,22 dhe 23 dhjetor, ku fituesi si çdo vit fiton edhe biletën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision./Magazina./