Bashkëshortja e tij feston ditëlindjen, me këto fjalë e uron Meda

Showbiz November 14, 2017 - 09:44

Një nga artistët më të kërkuar të muzikës popullore është Mehdin Përgjeqaj i njohur në publik si Meda.

ë familjen e këngëtarit sot ka një arsye më shumë për të festuar, kjo ngase bashkëshortja e Medës, Luljeta feston ditëlindjen, shkruan lajmi.

Padyshim që për t’ia bërë këtë ditë më të veçantë kujdesen personat më të dashur për të.

Ishte Meda ai i cili e uroi Lulen në mënyrë të veçantë me një fotografi ku çifti pozuan para tortës së ditëlindjes.

Në fjalët uruese të këngëtarit thuhej “Urime ditëlindjen ylli jem”.

Kujtojmë që Meda këtë verë ka qenë shumë aktiv me projekte muzikore, duke publikuar brenda disa muajve një numër të madh këngësh.-

Image