Ja cila ishte pamja më e 'rënd' e Ritës në MTV EMA

Showbiz November 14, 2017 - 09:15

Nikoqirja e këtij viti në ndarjen e çmimeve MTV EMA ishte shqiptarja Rita Ora.

Ajo ishte kujdesur që veshja e saj sigurisht të ishte ekstravagante dhe të dilte nga pamja e zakonshme që kanë yjet në këto lloj evenimentesh.

26 vjeçarja shqiptare kishte vendosur që të fillonte nga një mantel gjumi e deri te veshja më ekstravagante e mbrëmjes ku Rita ishte e mbuluar me aksesor.

Këngëtarja u pëlqye shumë për dukjen e saj në EMA dhe po konsiderohet si një nga nikoqiret më të bukura dhe më me stil që ka parë ky eveniment kohën e fundit.

Vlen të përmendet që shqiptarët shkëlqyen këtë vit në MTV EMA ku edhe Dua Lipa rrëmbeu u shpall artistja e re më e mirë./Indeksonline/

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image