Dua Lipan e uron kryetari i Londrës për çmimin në ‘MTV EMA’

Showbiz November 13, 2017 - 09:59

Suksesi i këngëtares Dua Lipa në "MTV EMA" nuk u ka ikur as krerëve politikë të Londrës.

Është kryetari i Londrës, Sadiq Khan ai i cili ka uruar Dua Lipën për çmimin “Artistja më e mirë e re”, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, Khan ka shkruar ““Qyteti ynë i ka disa prej talentëve më të mëdha të muzikës botërore. Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke e fituar çmimin ‘Artistja e re më e mirë’ në MTV EMA”.

LEXO EDHE: ‘MTV EMA’ mbrëmë foli shqip

Khan ishte i pranishëm mbrëmë në këtë event ku u shpreh entuziast për organizimin e gjithë ceremonisë dhe më i lumtur kur artistët që jetojnë në Londër u shpërblyen me çmime prestigjioze, siç ishte rasti i Dua Lipës.

Ndërsa, përveç saj një çmim e fitoi edhe Ermal Meta, atë për Këngën më të mirë italiane, në anën tjetër Rita e cila ishte e nominuar në kategorinë “Dukja më e mirë” nuk arriti ta marrë çmimin.

Image

Image