Kush po i shpall të vdekur artistët e njohur?

Showbiz November 08, 2017 - 15:12

Por, kush po i shpall të vdekur artistët e estradës?

Kjo ngjarje me Sabriun nuk është rasti i vetëm që ka ndodhur. Kohë më parë një lajm të tillë kanë bërë edhe për këngëtaren e njohur Leonora Jakupi, e që doli të mos jetë i vërtetë.

E vetëm disa orë më parë një lajm tjetër u shkrua edhe për Vali Corleonen nga një portal Cudira.life, për të cilin u tha se mbrëmë u vra nga serbët.

Express ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Vali, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur gjatë ditës. Image

Për këto raste kanë dëgjuar edhe në Policinë e Kosovës. Zyrtarët policor kanë thënë për Express se deri më tani këta artistë të cilët janë shpallur si të vdekur nuk kanë bërë ankesë asnjëherë në polici dhe për këtë nuk mund të marrin masa.

Image