Me në fund edhe Elvana na njofton me motrën e saj bukuroshe (Foto)

Showbiz November 07, 2017 - 15:20

Elvana dhe motra e saj Migena kanë një raport mjaft të ngushtë.Pas koncertit të parë në Tiranë, sopranoja Migena Gjata ka dhënë një intervistë për “Wake Up”, në Top Channel.Ajo ka treguar se dëshira e prindërve të saj, ka qenë që ajo dhe Elvana të vazhdonin juridikun ose ekonomikun.

“Të dy prindërit janë fansa dhe mbështetës tanë, por kanë qenë edhe ata kritikë.Nuk ishin shumë pozitiv me muzikën. Na thonin që ka ekonomik, ka juridik.Sidoqoftë ata janë shumë krenarë që luftuam për atë që deshëm, dhe arritëm ta mbanim”,-është shprehur Migena.Sopranoja ka folur gjithashtu edhe për marrëdhëniën që ka me Elvanën. Ajo ka treguar se pavarësisht se ndodhen larg nga njëra-tjetrës, kanë një raport mjaft të ngushtë.

Image