Almeda Abazi reagon ashpër për puthjen e bashkëshortit të saj me aktoren

Showbiz November 03, 2017 - 09:53

Mediat turke u pushtuan ditën e sotme nga lajmi se nga xhelozia Almeda Abazi ka shkuar në xhirimet e filmit “Perla e zezë” për të parë bashkëshortin e saj, Tolgahan Sayisman kur të puthej me aktoren Hande Erçel.

Fotoja e puthjes pasionante ka filluar të pushtojë rrjetet sociale, duke “prekur” veçanërisht fansat e Almedës, të cilët kanë nisur paralajmërimet për Tolga-n. Por as ai dhe as Almeda nuk janë shqetësuar për këto komente.

Por missi shqiptar se ka kaluar pa reaguar dhe madje ka reauar ashpër.

“Kushdo që e ka bërë këtë lajm të neveritshëm, dijeni që nuk bëhet lajm vetëm që të lexohet. Jeni të neveritshëm! Që kur është bërë për lajm vizita në punën e partnerit? Kam ndenjur deri në mëngjes në xhirime sepse nuk rrija dot vetëm në shtëpi.

Shkova të shikoja “skenën e çajit me Azizin”. Unë e di shumë mirë me kë jam martuar. A nuk ka ardhur koha të hiqni dorë nga lajmet budallalliqe të xhelozisë?”- shkruan Almeda.