Edona emocionohet nga fjalët që ia thotë Sabri Fejzullahu

Showbiz November 02, 2017 - 16:23

Të dy njihen si ikona të muzikës.

Bëhet fjalë për legjendën e muzikës, këngëtarin Sabri Fejzullahu dhe këngëtaren Edona Llalloshi, transmeton Gazeta Express.

Artistët e njohur sot janë takuar së bashku. Ndonëse më i vjetër në moshë, Sabriu ka lavdëruar punën e këngëtares së njohur e cila u rrit me muzikën e tij.

“U rrita me te,me kengen e ti. Sot jam shume e lumtur qe mua axhi im Sabri Me thot:Edona a e din qe je yll,qe te dua e te vlersoj lart,me se larti si kengetare,sepse keshtu po thone te gjithe Shqipetaret per ty.E si mos ti falenderohem kesaj Lengjende i madhi Sabri Fejzullahu????”, kishte shkruar Edona.

Në këtë fotografi nuk kanë munguar as komentet e shumta nga fansat. “te dyt jeni shum te mir ju uroj suksese Edona jeni yjet me te ndritshme per mbar shqiptarin”, “legjendat e muzikes respekt por juvee”, ishin vetëm disa nga komentet që i kishin lënë fansat.