Kandidatët për kryetarë komunash pyeten nga gazetarja: A jeni homo apo heteroseksualë?

Showbiz November 02, 2017 - 15:53

Për një muaj kandidatët për kryetar komunash kanë dhënë premtime të ndryshme për qytetarët.

Por, në një intervistë të realizuar para zgjedhjeve lokale të 22 tetorit nga Gazeta Observer me kandidatët për kryetar komunash, njëra ndër pyetjet kishte të bënte me orientimin e tyre seksual.

Kandidatët janë pyetur se a janë hetero apo homo. Se çfarë përgjigje kanë dhënë Shpend Ahmeti (VV), Arban Abrashi  (LDK), Selim Pacolli  (AKR), Lirak Çelaj (PDK), Ajet Potera (VV), Agim Veliu (LDK),  Hajredin Hyseni (PDK), Burim Berisha (LDK) dhe Avni Zogiani (VV), Mimoza Kusari (Alternativa), Driton Çaushi (VV), Ardian Gjini (AAK), Gazmend Muhaxheri (LDK), Fatmir Gashi (AAK), Bashkim Nurboja (VV), mund ta shikoni në videon e mëposhtme.