Bjordi e parandjeu vdekjen e Adelës, ja biseda rrëqethëse që ata bënë

Showbiz November 01, 2017 - 17:42

Ishte viti 2009 kur Adela Xhamani dhe Bjordi Mezini do të nisnin një histori të bukur dashurie në sytë e të gjithë shqiptarëve, brenda shtëpisë së “Big Brother Albania 2”.

Çifti u dashurua brenda asaj shtëpie dhe historia e tyre për disa kohë vazhdoi edhe jashtë.

Në këtë video të marrë nga ditët e qëndrimit të tyre në banesë, Bjordi parandjeu gjithçka do të ndodhte mes tyre: Ndarjen e më pas edhe vdekjes e bukuroshes nga Kavaja.

LEXO EDHE: Zbardhet raporti i mjeko-ligjor: Adela vdiq nga sëmundja…

Minuta 05:20/ Biseda Bjordi-Adela

Adela: Është shumë e bukur, por ka shumë rrezik brenda.

Bjordi: Është shumë e bukur.

Adela: Është shumë e bukur, mos pyet më, e bukur shumë…

Bjordi: Efektivisht, në qoftë se do të shikosh rastet e tjera, historike, gjithë këto që po jetojmë ne, vdiqën. Romeo dhe Zhuljeta…etj.

Adela (qesh): Çfarë do thuash me këtë ti që edhe ne do të vdesim?!

Adelajda Xhamani u bë e njohur në spektaklin “Big Brother” dhe më pas ajo qëndroi pranë publikut që e deshi aq fort si një nga gazetaret më mira të showbizit.

Adela u nda nga jeta në moshën 31-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.