Rita Ora me pozë provukuese

Showbiz November 01, 2017 - 13:42

Këngëtarja Rita Ora është shumë e emocionuar për mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “MTV Ema” e cila mbahet këtë muaj, dhe ajo është nikoqire.

Vazhdimisht përmes rrjeteve sociale, Ora ka bërë kërkesë për mbështetje nga fansat e saj.

Ajo është çdo ditë aktive në Instagram, rrjet përmes së cilit ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në lnstaStory, ku shfaqet mjaft “e shfrenuar” nga nata e kaluar.

Me shaka në mbishkrimin e fotografisë ajo fillon të tregojë se mbrëmë ka parë një ëndërr, por që s’mund ta kujtojë.

Rita shquhet për pozat e saj provokuese, dhe e tillë ajo erdhi edhe në imazhin e fundit, teksa vuri në pah gjoksin e saj.

E njëjta këtë vit ka qenë shumë aktive në muzikë, ndërsa “Anywhere” mbetet kënga e saj e fundit e publikuar këtë muaj, e cila u prit mirë nga fansat. /Telegrafi/