Dua Lipa fiton çmimin kryesor të BBC-s – (Video)

Showbiz October 23, 2017 - 13:14

Dua Lipa, Ed Sheeran dhe Stormzy janë në mesin e fituesve më të mëdhenj të çmimeve ‘BBC Radio 1 Teen Awards’, që janë ndarë të dielën, transmeton Zeri.info.

Bukuroshja shqiptare ka arritur të rrëmbej çmimin kryesor, atë të këngës më të mirë ‘Best Single’, për hitin e saj 'New Rules', ndërsa ajo ka dërguar në trans fansat e saj të pranishëm në sallë, me interpretimin e këtij hiti të fuqishëm.

Duke, shfrytëzuar llogarinë e saj në Twitter, ajo ka falënderuar fansat e saj për votimin e këngës së saj si më të mirën. “Faleminderit më të dashurit e mi, ia dolëm. Faleminderit që votuat ‘New Rules’. Ju dua shumë”, ka shkruar ajo.

Ky hit i Dua-s ka rezultuar mjaft i suksesshëm, duke i sjellë asaj edhe çmime të shumta, por ky tani është ndër më të rëndësishmit. Në mesin e fituesve të tjerë në këtë ceremoni, janë edhe Ed Sheeran si solo-artisti më i mirë, “Little Mix” si grupi më i mirë britanik, 'Beauty and the Beast' si filmi më i mirë, Ariana Grande si solo-artistja më e mirë ndërkombëtare, Stormzy si personaliteti më argëtues, etj.

Kjo ceremoni është mbajtur në Londër dhe është shikuar nga miliona adhurues përmes transmetimit direkt në kanalin televiziv BBC, ndërsa interpretimi i Duas ishte më i pëlqyeri./ZERI