Leonora Jakupi dhe Vjollca Haxhiu shumë me stil gjatë votimit

Showbiz October 22, 2017 - 15:40

Po vazhdon procesi i votimit në kuadër të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme kemi parë shumë fytyra publike teksa hodhën votën e tyre në kutitë e votimit, shkruan lajmi.net.

Kur jemi tek artistët, në mesin e këngëtarëve që kanë votuar gjatë ditës së sotme, janë edhe dy këngëtaret e njohura, Leonora Jakupi dhe Vjollca Haxhiu.

Të dy këngëtaret kanë votuar së bashku në shkollën fillore ‘Dardania’ në Prishtinë, kurse Lajmi.net ka siguruar disa fotografi në të cilat dyshja duken shumë me stil në këtë ditë.

Në fotografitë në të cilat këngëtaret po largoheshin nga vendvotimi pasi e kishin kryer obligimin qytetar, si Leonora ashtu edhe Vjollca dukeshin për mrekulli me flokë të kapura lartë.

Image
Image