Voton për herë të parë edhe djali i Presidentit Thaçi, Endriti! Publikon foto nga momenti i votimit në Instagram (Foto)

Showbiz October 22, 2017 - 12:16

Sot (e diel) në Kosovë po mbahen Zgjedhjet Lokale 2017.

Qytetarë të shumtë kanë dalë nëpër qendra të ndryshme të votimit për të përzgjedhur të preferuarin e tyre për të qeverisur komunën, në të cilën ata jetojnë.

Vëmendjen më të madhe të votimit e marrin fytyrat publike, të cilët zgjojnë interesim të madh te publiku rreth bindjeve të tyre politike.

Në një nga qendrat e votimit, ka votuar sot edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me bashkëshorten, Lumnijen, dhe djalin e tyre, Endritin.

Ky i fundit, këtë vit ka qenë një emër mjaft i përfolur në mediat rozë për lidhjet e aluduara të tij me femra të njohura të ekranit, por që një konfirmim nuk pati asnjëherë.


Djali i Presidentit, Endrit Thaçi, këtë vit ka qenë një emër mjaft i lakuar në media. Një kohë të gjatë ai u përfol se ishte në lidhje me bukuroshen nga Peja, modelen Arta Nitaj
I njëjti ka publikuar sot një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet së bashku me nënën e tij nga qendra e votimit.

Në përshkrimin e fotografisë, Endriti ka kumtuar lajmin se ai dhe familja e tij dhanë sot votën e tyre, ndërsa ndjehet i lumtur që Kosova po ecë përpara përherë e më shumë me demokracinë.

“Sot, me familjen time votuam për zgjedhjet lokale 2017. Kosova po e përsos çdo herë e më shumë demokracinë në një klimë të mirë politike, ku qetësia dhe kultura zgjedhore bien në sy. Urime Kosovë!” (sic.), ka shkruar Endrit Thaçi në Instagram.