Rashel zgjedh Adrian Gaxhën dhe Lorik Canën, si dy meshkujt më atraktivë shqiptarë

Showbiz October 21, 2017 - 20:55

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Pop Culture, Rashel Kolaneci është pyetur edhe se kë e konsideron mashkullin shqiptar më atraktiv.

Ajo ka zgjedhur dy emra, njëri është këngëtar – Adrian Gaxha, kurse tjetri ish-kapiteni i kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.

“Po t’ia them emrin do t’i bëhet shumë qejfi. I kam dashur shumë edhe kur kam qenë e vogël, janë Adrian Gaxha, Lorik Cana”, ishte përgjigja e saj.

Një pyetje e ngjashme i është drejtuar edhe për femrën më atraktive shqiptare.

Ndërsa krahas vetes, ajo i ka përmendur edhe disa emra të njohur të bukurisë shqiptare.

“Përveç meje! Holta Kolaneci, Armina Mevlani, ka plotë të tjera, si Lori, Aurela. Nuk shoh ndonjë si frymëzim, por marr pak nga të gjitha”, ka theksuar Rashel.

Ajo ka treguar se çfarë bën për ta mbajtur veten në formë: “Palestër, stërvitje ‘kick-box’”.

Ndërsa e pyetur se kë pëlqen të ketë më të formësuar, gjoksin apo të pasmet, përgjigja e bukuroshes ishte: “Një trup i tonifikuar i gjithi”. /TCH