Nëna e Noyzit hip në Ferrari: Reagimi i saj do ju bëj të qeshni me lot

Showbiz October 20, 2017 - 09:22

“Njihem si i pari, erdha me Ferrari”, kjo është një nga frazat më të pëlqyera nga këngët e Noizy-t, por kjo nuk ka mbetur thjesht varg kënge për të.

Ai është një nga reperat më të suksesshëm në vendin tonë dhe jo vetëm dhe e gjitha kjo falë punës së lodhshme mga ana e tij prej disa vitësh.

E sigurisht që të jesh kaq i suksesshëm, duket t’i krijosh dhe shumë komoditet vetes e jo rrallë herë ai na ka prezantuar makinat e tij luksoze, një ndër to është edhe Ferrari i kuq.

Noizy e shfaq shpesh makinën e tij në postimet në rrjetet sociale, por videoja që ka postuar ditën e sotme nuk ka të krahasuar me asnjë nga të mëparshmet. Në videon live në Instagram, Noizy shihet duke i bërë një xhiro me makinë nënës së tij, reagimi i së cilës nuk ka të paguar, në momentin që i biri shkel gazin.

Image

‘Eeeeej… uaaa po e prish makinën! Je në terezi ti ore se na e çove tensionin… Në hipsha më me ty unë… Kështu bëhet e keqja për Zotin! Uaaaaaa… o Rigeeeels mooooos… Ç’më bëre sot ti mua!’- dëgjohet të thotë duke qeshur nëna e reperit, teksa ngjeshet pas sediljes nga shpejtësia e lartë.