E vërteta pas fustanit të famshëm të Rihannas

Showbiz October 19, 2017 - 08:58

Disenjatorja kineze Guo Pei ka praktikuar veprimtarinë se saj për më shumë se 30 vjet në Kinë derisa Rihanna veshi pelerinën e verdhë të dizajnuar nga ajo në tepihun e kuq, 2 vjet më parë.

Ky fustan nuk ishte dizajnuar veçanërisht për këngëtaren, por kishte qenë në atelienë e disenjatores për më shumë se tre vjet derisa një nga agjentët e Rihannës e kishte propozuar fustanin për t’iu përshtatur temës së “Met Gala”-s në vitin 2015 që ishte “Të shohësh Kinën përmes Llupës”, transmeton "Zeri.info".

Disenjatorja 50-vjeçare kryesisht punon fustane për elitën kineze që preferojnë produktet vendore, mirëpo suksesi i saj u përmbush pasi Rihanna veshi fustanin e saj në ngjarjen e jashtëzakonshme duke e bërë Pein disenjatoren e parë kineze që merr pjesë në “Javën e Modës” në New York, raporton “The Guardian”.

Fustani peshon 25 kilogramë, është i gjatë pothuajse 5 metra dhe përmban më shumë se 50,000 orë punë dore dhe është realizuar për 2 vjet.

Pavarësisht faktit se Rihanna ia doli ta mbante fustanin e veshur dhe të dukej mrekullueshëm në të, një modele që e kishte provuar nuk kishte pasur mundësi ta mbante deri në fund dhe shfaqja e modës ishte ndërprerë.

Pui është shprehur se fustani është kaq i rëndë dhe madhështor sepse kur ajo e dizajnoi kishte në mend një grua që mund ta mbajë pesha të rënda, sikur ajo është e zonja ta mbajë tërë botën në krahët e saj. /ZËRI/