Zaimina konfirmon shtatzëninë, publikon foto nga vizita te gjinekologu

Showbiz October 18, 2017 - 19:49

Këngëtarja Zaimina Vasjari ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit, kjo për shkak të shtatzënisë së saj.

U hodhën hipoteza se këngëtarja nuk është shtatzënë, për arsyen yë fotografive që publikonte në rrjetet sociale, në të cilat dukej mjaft atraktive dhe nuk vërehej barku i rrumbullakët.

Zaimina Vasjari hidhte dyshime mbi shtatzëninë e saj, teksa publikonte fotografi në të cilat shfaqej mjaft atraktive. Burimi i fotos: Instagram

Por, e vërteta është se ajo është shtatzënë, dhe se për momentin ndodhet në muajin e shtatë.

Këtë gjë Vasjari e ka vërtetuar përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqej në konsultën me gjinekologun.

Ajo ka falënderuar edhe spitalin, në të cilin po merr trajtimin gjatë kësaj kohe, ku si rrjedhojë është duke kaluar një shtatzëni të lehtë.

Me këtë fotografi, Zamina vërteton se ndodhet në pritjen e ëmbël, dhe se viti 2018 do t’i japë asaj titullin e nënës. 

Image