Angelina Jolie huazon zërin për film të animuar

Showbiz October 18, 2017 - 14:16

Angelina Jolie po rikthehet në një projekt filmik, por jo si aktore.

Aktorja amerikane do ta huazojë zërin për filmin e animuar “The One and Only Ivan”.

Në fakt, projekti artistik bazohet në një libër që ka fituar medaljen “NewBery”.

Kompania “Disney” do të realizojë një film të vërtetë ndërsa regjisore do të jetë Allison Shearmur.

Libri tregon për një gorillë, e cila jeton së bashku me një elefant të quajtur Stella dhe një qen të humbur Bob.

Gorilla ka humbur kujtesën dhe gjatë qëndrimit me shokët fillon të kujtohet për jetën e mëparshme.

Ndryshe, aktoren 42-vjeçare do ta shohim edhe në filma të tjerë, të cilët do të shfaqen në ekranet e mëdha televizive.