Labi nuk e ftoi në dasmë, por do të befasoheni me mesazhin që i dërgoi Enca

Showbiz October 17, 2017 - 16:24

Këngëtarja Enca Haxhia është në mesin e emrave më të përfolur në mediet rozë.

Ky vit po përmbyllet me martesën e disa prej fytyrave publike: Getoar Selimi me Marina Vjollcën, Xhensila Myrtezaj me Bes Kallakun, Orinda Huta me Turjan Hyskën, Besnik Qaka me Lolita Begollin, si dhe i fundit Labinot Gashi me Qëndresa Bajramin, shkruan lajmi.

Të gjithë nga të lartëpërmendurit kishin ftuar në dasmë dikë prej artistëve, por asnjë prej tyre nuk kishte ftuar Encën, madje kjo e fundit në një rast kishte shkruar në rrjete sociale se me gjithë këto dasma që po bëhen kam nisur të mendoj që kur të martohem askush nuk do ta dijë. Mbrëmë Labi kishte organizuar dasmë madhështore me të ftuar emrat më eminent nga bota e shobizit, por edhe kësaj radhe mungoi Enca.

Me shumë gjasë, këngëtarja nuk ishte e ftuar pasi nuk kishte as ndonjë mbrëmje muzikore natën e mbrëmshme dhe krejt çfarë solli në rrjete sociale ishte një postim në lidhje me ditëlindjen e saj. Ajo tha që zyrtarisht ka filluar të mendojë për ditëlindjen e saj e cila do të jetë këto ditë.

Image