Interesim i jashtëzakonshëm për filmin GEOSTORM, mbi 500 bileta të shitura në Cineplexx

Showbiz October 17, 2017 - 13:55

Filmi më i ri nga regjisori Dean Devlin, ka zgjuar interesim të madh tek adhuruesit e filmave fantastik-shkencor në Prishtinë.

Deri tani, për premierën e filmit me 19 tetor në Cineplexx, janë shitur mbi 500 bileta.

Teksa interesimi po rritet, eventi i radhës në Cineplexx me filmin “Geostorm”, pritet të jetë ngjarje me numër të madh të pjesëmarrësve, duke e bërë filmin më të shikuar të muajit tetor.

Image

Pasi një seri e paparë fatkeqësish natyrore kërcënoi planetin, liderët e botës u bashkuan për të krijuar një rrjet të ndërlikuar satelitësh për të kontrolluar klimën globale dhe për t'i mbrojtur të gjithë. Por tani, diçka ka shkuar keq: sistemi i ndërtuar për të mbrojtur Tokën po e sulmon atë. Kështu fillon gara kundër kohës për të zbuluar kërcënimin e vërtetë para se një geostorm botëror zhduk gjithçka dhe të gjithë njerëzit së bashku me të.

Eventi i shumëpritur për premierën e filmit Geostorm, do të fillojë prej orës 19:30 deri në oren 23:00, ku të gjithë të pranishmit do të shoqërohen me Patos FALAS. Biletat mund t’i blini në Cineplexx nga ora 15:15.

Image

Përmes një videos në Facebook, Cineplexx ka treguar ardhjën e GEOSTORM në Prishtinë:

GEOSTORM, me aktorët e njohur Gerard Butler, Abbie Cornish dhe Ed Harris, po vlerësohet si një film i mrekullueshëm për shkak të efekteve 3D. Filmi gjithashtu po rekomandohet të shikohet në ekranin më të madh të mundshëm, si ato nëpër sallat e Cineplexx.

Image

Oraret e filmit mund t’i gjeni në këtë link: http://www.cineplexx-ks.eu/movie/GEOSTORM/