Aventura vazhdon, Geti dhe Marina në një tjetër destinacion për muaj mjalti

Showbiz October 17, 2017 - 12:16

Një muaj më parë, çifti Getoar Selimi dhe Marina Vjollca i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Pas dasmës, ata udhëtuan drejt Xhamajkës ku kaluan momente të paharruara në vendin përrallor, shkruan lajmi.net.

Edhe pse jo pak ditë ata pushuan në bregdet, kanë vendosur që të pushojnë edhe për disa ditë duke ndërruar destinacion dhe kësaj radhe kanë zgjedhur një nga vendet e Evropës.

Në një foto që Marina ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjete sociale, ajo paraqitet nga Italia.

Këto duhet të jenë çaste të paharruara për çiftin e ri të cilët duken shumë të dashuruar, këtë gjë e vërtetoi edhe një video që Marina e postoi më parë në rrjete sociale, ku me vrap i hidhej në përqafim Getit. 

Image