Kanë pjesë anormale të trupit

Showbiz October 17, 2017 - 09:11

Askush nuk është i përkryer dhe as yjet botërorë. Nën grimin, tualeteve të madhërishme dhe detajeve të shtrenjta të modës ata i fshehin pjesët e pazakonta të trupit.

Këngëtarja britanike Lily Allen ka lindur me thithën e tretë, që gjendet nën gjirin e majtë, transmeton "Zeri.info".

Dhe ajo deri vonë e kishte mbajtur këtë fakt të fshehur. Kesha qysh nga fillimi i karrierës së saj ka dashur të jetë ndryshe, ndërsa ajo ka lindur me bisht të rrëgjuar, i cili ishte i gjatë gjashtë milimetra.

Si foshnje e kanë operuar dhe ia kanë hequr. Karolina Kurkova sot është njëra nga manekinet më të njohura në botë, ndërsa për shkak të operacionit të bërë si foshnje ajo ka mbetur pa kërthizën e saj.

Nëse nuk e shikoni mirë, kurrë nuk do ta vëreni këtë detaj.

LEXO EDHE: Si ishte mashtruar Stallone nga Schwarzenegger?

Aktorja e popullarizuar Mila Kunis ka lindur me një vetull dhe njërin sy të gjelbër, por kjo nuk e ka penguar që të bëhet njëra nga aktoret më të preferuara në Hollivud, si dhe bashkëshorte e Ashton Kutcher.

Anëtari i grupit të njohur “One Direction”, Harry Styles, ka lindur me katër thithka të gjinjve. Ai ka bërë shaka se në mitrën e nënës së tyre kishte një vëlla binjak, i cili kishte vdekur dhe ia kishte lënë si trashëgim majat e gjinjve të tij, përcjell "Zeri.info".

Jennifer Garner e ka gishtin e vogël të këmbës, i cili i qëndron mbi gishtin afër tij. Por kjo nuk e ka penguar që ta zhvillojë një karrierë të suksesshme si aktore dhe si producente, ndërsa është e martuar me Ben Affleck.

Aktori, producenti dhe modeli i dikurshëm Mark Walberg ka lindur me tri maja të gjinjve, por njëra i është hequr me operacion. Nëse e mbani mend fushatën e tij të modës për firmën “Calvin Clain”, nga viti 1990, do ta keni të qartë se ai nuk e ka problem të pozojë pa bluzë.

Veterani i Hollivudit derisa ishte fëmijë e kishte thyer gishtin e vogël duke luajtur basketboll dhe ai kurrë nuk i ishte rregulluar siç duhet, prandaj sot e ka gishtin e dredhur për 45 shkallë. /ZËRI/