Shakira flet pas thashethemeve për ‘ndarjen’ me Piquen: Jemi bashkë dhe më të lumtur se kurrë (Foto)

Showbiz October 14, 2017 - 16:28

Javë më parë në media u dha lajmi se çifti i famshëm Gerard Pique dhe Shakira po shkonin drejt ndarjes.

Mirëpo, ky lajm, sipas raportimit të fundit të mediave spanjolle, del të mos jetë i vërtetë.

Këngëtarja e njohur Shakira i ka quajtura gënjeshtra shkrimet në media javëve të fundit, lidhur me “ndarjen” e saj nga Pique.

Si kundër, ajo është shprehur me fjalë të mëdha për bashkëshortin e saj, duke e quajtur të rrallë në sport.

“Jam bashkë me të dhe shumë e lumtur. Kemi një familje të shëndoshë së bashku. Zemra e tij rrah për Barcelonën. Është e vështirë të gjesh një futbollist besnik si ai ndaj skuadrës. Mendoj se nuk ka para në botë që mund ta largoj atë nga Barcelona. Shumica e futbollistëve sot janë bërë mercenarë, ndërsa Pique nuk është i tillë”, është shprehur 40 vjeçarja.

Ndryshe dyshja kanë së bashku dy fëmijë: Milanin dhe Sashën.