Ditë zie për tenorin kosovar me famë botërore

Showbiz October 12, 2017 - 12:09

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, sot ka marrë lajmin më të hidhur të jetës së tij, raporton “Zeri.info”.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se sot ka ndërruar jetë babai i tij pas një sëmundje të shkurtër, shkruan “Zeri.info”.

Lahaj ka bërë të ditur se varrimi i të atit do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut. /ZËRI/