A e keni ditur se Gresa Behluli punonte te zyra e Kryeministrit? Ja pse u largua

Showbiz October 12, 2017 - 09:29

Bënë këngë, videoklipe, e këndon edhe në dasma e ahengje. Është juriste, ka punuar punë zyrtare, ama muzika prej kohësh e ka pushtuar të tëren, andaj nuk mund ti ndahet, shkruan “Kosovarja”.

Gresa nuk flet shumë për veten, është e rezervuar, i druhet shpalosjes masive të çdo gjëje, andaj e shohim më pak në media. Këngëtarja ka punuar edhe në zyrën ligjore të ish Kryeministrit Mustafa. Po sot? Ja çka thotë për “Kosovaren”:

“Po kam punuar për katër vite në zyrën ligjore të Kryeministrit me projekt nga Usaid dhe Banka botërore, në profesionin tim si juriste, tani i jam kthyer muzikës krejtësisht”.