Premierë: Gold Ag publikon këngën e re 'Lidhjet farefisnore'

Showbiz October 11, 2017 - 21:35

Reperi i njohur Gold AG ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re “Lidhjet farefisnore.

“Kënga është punuar nga Ervin Gonxhi, tekstin e kam shkruar vet, teksa kënga trajton temë patriotike ku në pah janë lidhjet farefisnore mes vëllezërve shqiptarë”, kishte thënë Gold Ag ditë më parë në një prononcim për Telegrafin.

Kënga e re e Gold Ag trajton temën e lidhjeve farefisnore mes vëllezërve shqiptarë.(YouTube)

Kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, për të cilin janë kujdesur produksioni Imagine Films.

Lexo po ashtu:
[Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare] Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Klipi sjell skena të bukura dhe interesante nga qyteti i lashtë i Beratit, përgjatë rrugëve të të cilit, reperi nga Presheva ka xhiruar klipin e ri.

Gold AG sjell klipin e ri “Lidhjet farefisnore”, të xhiruar në berat të Shqipërisë. (YouTube)

“Lidhjet farefisnore” pritet të jetë një projekt i pëlqyeshëm nga publiku, teksa përkon edhe me festë e 28 nëntorit, e cila është muajin e ardhshëm.

Ndryshe “E dham besën”, ishte kënga e tij e parafundit në bashkëpunim me artistin Loki, e cila u mirëprit nga publiku. /Telegrafi/