Këto foto lakuriqe, janë realizuar dy javë para vdekjes së Marilyn Monroe - (Foto)

Showbiz October 10, 2017 - 16:31

Gruaja e cila ka qenë simbol i bukurisë dhe pamjes seksi, Marilyn Monroe, edhe më tutje konsiderohet si njëra nga femrat më joshëse në botë, pamja magjepsëse e së cilës, vështirë të arrihet nga ndonjë femër tjetër, transmeton Zeri.info.

Image

Dhe kohë pas kohe, në publik dalin gjëra të saj personale të cilat shiten nëpër ankande të ndryshme publike, ndërsa këtë herë në ankand do të jenë foto të saj, të cilat dalin në shitje më 11 tetor në Nju Jork dhe të cilat nuk janë publikuar asnjëherë më parë.

Image

Dhe këto foto janë realizuar në vitin 1962 dhe i ka realizuar fotografi George Barris, disa javë para vdekjes së saj tragjike. Koleksioni i fotove “Marylin Monroe – Last Photos”, vlerësohet në mes 18.000 dhe 25.000 dollarë nga ana e shtëpisë së ankandit "Bonams".

Në disa prej këtyre fotove, bukuroshja shihet tërësisht e zhveshur pranë një pishine dhe mund të shihet se ajo vërtetë kishte një trup të përkryer.

Image

Në këtë ankand, përveç këtyre fotove, do të gjenden edhe poster filmi dhe numri i parë i revistës erotike “Playboy” nga viti 1953, të cilën e ka nënshkruar vetë i ndjeri Hugh Hefner, ndërsa në ballinën e saj, gjendet pikërisht Marilyn Monroe.

Sipas llogaritjeve, pritet që të gjitha këto gjësende në ankand, të sjellin miliona dollarë përfitime, pasi interesimi i publikut për to, është jashtëzakonisht i madh.