Këto janë femrat më të famshme që po të mos ishin burrat e tyre, nuk do t’i njihte kush

Showbiz September 26, 2017 - 18:08

Janë këto bashkëshortet e këngëtarëve të njohur, që ndryshe mbahen për VIP, të cilat thënë të drejtën, bëjnë më shumë zhurmë në mediet rozë, ani pse nuk gëzojnë ndonjë profesion të caktuar.

Ariana Fejzuallahu, Nera Fejzullahu, Andrra Destani, Afrona Dika, Luljeta Përgjegja, janë vetëm disa nga emrat që kryesojnë në rubrikat rozë.

Por, asnjëra prej tyre nuk do të njiheshin, nëse nuk do ishin partneret e bashkëshortëve këngëtarë me nam në Kosovë e Shqipëri, shkruan Kosovarja.

Mbahen për modele e blogere, por gjithçka do të mbetej vetëtm në mediat sociale, pa pasur mundësi depërtimi siç u ka prirë fati tani, emri i tyre të lakohet çdo ditë për detajet më të vogla.

Bile, tërë kjo vëmendje që po marrin, ndoshta mund t’i bëjë xhelozë partnerët e tyre, meqë e drejtë do të ishte të përfliteshin ata falë profesionit që ushtrojnë.

Gjithsesi, audienca është kërkuese ndaj këtyre emrave, që sa herë flitet zgjojnë kureshtje, si askush tjetër.

Image
Image
Image
Image