Sherr ‘Live’ në emision: Rudina Magjistari përplaset me transgjinoren Linda Rein

Showbiz September 25, 2017 - 18:33

Transgjinorja më e njohur shqiptare Linda Rei ka shkaktuar sërish debate në media.

Pjesëmarrja e saj në emisioni ‘Dance with me’ e ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

E ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’ ajo është përplasur me moderatoren e emisionit.

Dhe e gjitha nisi nga pyetja e moderatores Rusina Magjistari.

“Si është jeta jote si transgjinore” dhe kaq ka mbjaftuar për të replikuar.

“Nuk jam transgjinore”, u përgjigj Linda ndërsa Rudina ja ktheu: “Je shndërruar…”.

“Jo, fjala trans do të thotë “në mes”, je transgjinor kur je seksi mashkull por ke paraqitjen e femrës ose e anasjellta. Unë jam operuar dhe jam seksi femër”, tha Linda, përgjigje që nuk e bindi Rudinën e cila vazhdoi të insistonte se Linda është transgjinore.

Image