Ja kush janë fituesit e festivalit ‘Kosova Fest’ 2017

Showbiz September 25, 2017 - 17:32

Këto ditë është mbajtur edicioni i 15 i festivalit “Kosova Fest” 2017. Ky festival që ka për qëllim promovimin e artistëve të rinj edhe këtë herë tregoj vlerat e artisteve tanë në fushën e muzikës.

Pjesëmarrja dhe interesimi për të qenë pjesë në këtë festival ka qenë e madhe, por jo të gjithë kishin mundësin për të qenë pjesë e tij. 

Mbrëmja kishte artistë nga vende të ndryshme të Kosovës madje edhe nga diaspora.

Në mesin e shumë artistëve vetëm disa ishin ata të cilët arritën të marrin çmime:

Mirlinda Halilaj e lindur dhe rritur ne Itali, ishte fituesja e çmimit të parë në këtë edicion.

Image

Ajo u prezantua me kengën “Deri dje”.

Image

Vendi i dytë i takoi këngëtares Djellza Dedushi me këngën “S'di a ja vlenë”. Ndërsa vendin e tretë e zuri Sokol Thaqi me këngën "A ma fal".

Kujtojmë se “Kosova Fest” është festival tashme tradicional dhe nga ky festival kane dal emra të  njohur të estradës sonë muzikore.

Image