Dua Lipa jep një lajm të madh

Showbiz September 25, 2017 - 16:34

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ka paralajmëruar turneun e saj të madh në Britani të Madhe dhe Irlandë për vitin 2018, transmeton Zeri.info.

Ylli i hitit 'New Rules' më 10 prill do të startoj me koncertin e parë në ‘Olympia Theatre’ të Dublinit dhe do ta përfundoj më 20 prill në ‘Alexandra Palace’ në Londër.

Bukuroshja shqiptare do të zhvilloj koncerte edhe në Glasgou, Mançester, Birmingem dhe Kardif.

Ndërkohë, 22-vjeçarja është në bisedime për një duet me këngëtarin Matt Terry, përcjell "Zeri.info".

Këngëtari 24-vjeç, kohëve të fundit ka qenë i zënë duke përgatitur albumin e tij debutues dhe pasi ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj si Enrique Iglesias në hitin 'Turn Up The Radio', ai tani ka kontaktuar Dua Lipën për të realizuar një duet.

“Matt së fundmi po shoqërohet shumë me Duan. Ata po kalojnë kohë të bukur bashkë. Albumi i Matt gati ka përfunduar, por ai ende po kërkon këngën finale për ta kompletuar. Dhe ai mendon se Dua është e përkryer për të”, ka deklaruar një burim, transmeton "Zeri.info".

Në anën tjetër, Lipa ka një listë të gjatë të këngëtarëve me të cilët dëshiron të bashkëpunojë, përfshirë Pink dhe The Weeknd.

Ajo në të kaluarën ka realizuar duete me Frank Ocean, The Weeknd dhe Sia, ndërsa ka pasur kërkesa nga shumë yje të tjerë për bashkëpunim. /ZERI/
 

Image